I dha fund lidhjes me futbollistin e njohur, Anna Lika: “Gabimi” që bëra

244
Sigal

E ftuar mbrëmjen në emisionin “Soiree” ishte edhe aktorja e moderatorja e njohur Anna Lika.

Gjatë bisedave dhe batutave që hidhte e priste në këtë pajamas party, ajo dashje pa dashje ka përmendur lidhjen që ka patur me futbollistin Amir Rrahmani, teksa Jurgen Pecnikaj, djali i talentuar në çifteli po fliste për sukseset tij dhe projektet që ka së shpejti.

Jurgen Pecnikaj u shfaq i rezervuar për të folur publikisht për projektet që ka, me frikën se mos ndoshta nuk do t’i realizohen.

Dhe pikërisht në këtë moment, Anna Lika është hedhur dhe tha: “Po, po ashtu më ka ndodhur edhe mua. Kisha konkrete një lidhje, e përfola, e përfola, u ndava”.

Vlen të rikujtojmë se para disa kohësh Anna Lika dhe Amir Rrahmani u vunë në qendër të mediave rozë nga fotot që publikonin herë pas here në rrjetet sociale.

Asokohet Anna Lika në një intervistë, e pranoi këtë romancë në mënyrë të tërthortë dhe u shpreh se ishte shumë e lumtur.

Por lidhja e tyre zgjati shumë pak dhe Anna tani mesa duket ka reflektuar që ka bërë gabim që e ka përfolur kaq shumë atë marrëdhënie.