I burgosuri më i bukur në botë sërisht beqar

901
Sigal

Jeremy Meeks, i cili u bë i njohur si i burgosuri më i bukur në botë, është ndarë nga e dashura e tij miliardere, Chloe Green, pasi ai mungoi në festën e ditëlindjes së djalit të tij.

Në Instagramin u publikua një video, ku shihet Chloe,  e cila po festonte ditëlindjen e djalit, Jayden, në  Monakos

Meeks, i cili u bë i njohur nga fotografia e postuar nga policia, në kohën kur gruaja dhe djali po festonin, ishte duke qëndruar në Los Angeles.

Ai javën e kaluar e ka mohuar se është ndarë nga e dashura e tij. Gjithsesi, sipas disa burimeve thuhet se ata janë ndarë pasi që Meeks është parë i shoqëruar nga modelja rumune, Andreea Sasu.