Humbi gjyqin me Johnny Depp, Amber Heard merr ofertën marramendëse për të luajtur në një film pornografik

222
Sigal

Emrat e Amber Heard dhe Johnny Depp kanë qenë në titujt kryesorë të mediave gjatë gjithë vitit, edhe pasi procesi gjyqësor mes tyre mori fund në fillim të kësaj vere.Tani, duket se agjencia “Zen Models” po shpresojnë të përfitojnë nga profili i ngritur i aktores duke i ofruar asaj një rol në një film pornografik.

Është raportuar nga media australiane Pop Topic se Heard -it iu afrua një marrëveshje me vlerë nëntë milionë dollarë për të luajtur në një film të titulluar “High Voltage”.

Oferta për Amber Heard

Ne kemi qenë në kontakt me një grup kompanish të prodhimit të filmave për të rritur që janë të interesuar t’i ofrojnë zonjës Heard një kontratë për të luajtur në një prodhim argëtimi për të rritur,” tha Veronica Madarian , presidente e agjencisë.

Madarian shtoi se agjencia shpresonte t’i “ofronte Heard një zgjidhje për disa nga problemet e saj [me sa duket financiare] ndërsa ne kërkojmë fytyra të reja në filmin për të rritur”.Heard ende nuk ka komentuar mbi këtë çështje dhe ka të ngjarë që kështu do të vazhdojë. Nuk dihet nëse ajo do ta pranojë ofertën.

Ndërkohë kujtojmë se një skandal i fundit ka shpërthyer në media.

Sipas thashethemeve, miliarderët që janë ndër burrat më të fuqishëm në botë kanë bërë festa private seksuale me Amber Heard. Jessica Reed Kraus, e cila ka bërë kërkime të thella në të kaluarën e Amber Heard, përhapi pretendimet. Raporti detajon festat seksuale në të cilat Amber Heard mori pjesë me disa nga burrat më të pasur në botë.

Raporti pretendon se Amber Heard jo vetëm që mori pjesë në këto “festa”, por gjithashtu shoqërohej aktivisht me gra të tjera për të marrë pjesë në to. Artikulli vazhdon të përshkruajë se si Amber Heard thuhet se ka qenë në qendër të vëmendjes në shumicën e këtyre grumbullimeve. Fotot e Amber Heard nga disa prej këtyre ngjarjeve private u përfshinë gjithashtu.