Harroni Ledri Vulën! Të gjithë do e donin një vjehrrë si Xheraldina, dhurata që i bëri Sarës e çoi ‘në qiell të 7-të’

274
Sigal

Sara dhe Xheraldina janë një shembull i vërtetë për çdo marrëdhënia vjehrrë-nuse dhe këtë gjë na e kanë dëshmuar shpesh.

Për të gjitha beqaret, është mirë t’i hidhni mënjanë legjendat urbane, sepse raportet e mrekullueshme me nënën e partnerit nuk janë të pamundura.

Madje mund ta konsideroni edhe si nënën tuaj dhe ajo t’ju bëjë dhurata siç i bën Xheraldina Sarës.

Kjo e fundit ka ndarë dy foto në Instastory, duke treguar se e vjehrra i ka blerë një palë syve teksa nuk e ka fshehur fare entuziazmin për këtë dhuratë.

Kush tjetër përveç Xheraldinës mund të më dhuronte këto syze të veçanta? Nuk do mendoja kurrë t’i blija vetë. Edhe një tjetër (foto) sepse po më pëlqejnë shumë.

E dhe një herë Sara dhe Xheraldina na dëshmuan mbi marrëdhënien e bukur dhe të ngushtë që kanë. Shpesh në intervista Xheraldina ka thënë se Sarën nuk e konsideron si nuse, por si vajzën e saj.