Harron moderatoren e njohur, ja vajza brune që i qëndron në krah Vin Velit

691
Sigal

Dy vite më parë, moderatorja Bora Zemani dhe DJ Vin Veli vendosën t’i japin fund lidhjes së tyre të dashurisë, fryt i së cilës ishte vogëlushi i quajtur Arbor.

Gjatë këtyre dy viteve për të dy janë aluduar lidhje të reja dashurie ku më e përfolura është ajo mes Bora Zemanit dhe aktorit të njohur Donald Veshaj.

Por së fundmi është Vin Veli i cili po aludohet për një romancë të re.

Këngëtarja Aurela Gaçe ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku shumë persona shfaqen duke kërcyer dhe kënduar gjatë performancës së saj në një nga club-et e Tiranës.

Mirëpo teksa po shihnim videon, vëmendjen na e tërhoqi DJ-i Vin Veli i cili po dëfrehej me një bukuroshe brune.

Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme ata janë tepër pranë me njëri-tjetrin dhe kjo shton dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre.

Ku i dihet, mbase pikërisht ajo është e dashura e re e Vinit, megjithatë nuk mund ta themi me siguri të plotë këtë. Ajo nuk dihet kush është, por në tavolinën e DJ-it duket se të gjithë janë çift.