Sigal

Këngëtarja shqiptare Rosela Gjylbegu ka rënë pre e një grabitjeje.

Shtëpia e këngëtares është vjedhur pa lënë gjurmë.

Fatmirësisht në momentin e grabitjes askush nga familjarët nuk ka qenë brenda, sepse familja e këngëtares jeton në Tiranë.

Hajdutët kanë marrë disa sende që kanë gjetur brenda dhe më pas janë larguar.

Grabitjet janë kthyer në një problem i madh në qytetin e Shkodrës. Numri i tyre është në rritje gjithnjë e më shumë duke u kthyer në një situatë problematike.