Habit Dhurata Dora, sjell bashkpunimin me reperin e njohur Francez…

933
Sigal

Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të njohura të showbiz-it shqiptar, e cila prej kohësh sjell vetëm hite në tregun muzikor. Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar se do të publikojë një këngë të re, në bashkëpunim me reperin e njohur francez, Abderraouf Derradji, i njohur si Sool King. Lajmin e ka dhënë vetë Dhurata nëpërmjet një videoje në ‘Instagram’ bashkë me reperin, ku zbulojnë një pjesë të shkurtër të këngës. Menjëherë postimi është ‘bombarduar’ nga komentet e fansave, të cilët presin me padurim të dëgjojnë këngën e plotë. Kjo nuk është hera e parë që një këngëtare shqiptare sjell një bashkëpunim me artistë të huaj, pasi kjo gjë duket se është kthyer në trend, i cili rezulton gjithmonë i suksesshëm. Ky projekt, mund të jetë çelësi i suksesit ndërkombëtar për Dhuratën.

d