Habit Brad Pitt: Ky është filmi për të cilin jam penduar që kam marrë pjesë

173
Sigal

Ylli hollivudian, Brad Pitt, është i njohur për karrierën e pasur filmike, duke përfshirë “Interview With The Vampire”, “Legends of the Fall”, “12 Monkeys”, “Inglourious Basterds” dhe shumë të tjerë, por edhe ndër projekte të tilla të zgjedhura me kujdes, ka prej tyre që do të donte t’i harronte.

Në fillim të karrierës, ai u pasua nga epiteti ‘bukuroshi i Hollywoodit’, por shpejt u profilizua si një aktor i nivelit të lartë, i cili realizoi filma të shumtë kult të adhuruar nga publiku dhe kritikët.

Edhe nëse një film nuk do t’i sillte lëvdata, do t’i sillte një vlerë të shtuar, për shembull në xhirimet e “Mr. & Mrs. Smith” u takua me Angelina Jolie. Pas 14 vjetësh lidhjeje dhe gjashtë fëmijëve së bashku, çifti u nda dhe Brad zbuloi se për cilin film u pendua në karrierën e tij.

Ndërsa shumëkush do të mendonte se do të ishte ai që e ribashkoi në ekran me Angelinan, “By the Sea”, i cili trajton temën e divorcit të një çifti, Pittit nuk i vjen keq për atë, por për filmin “Troy” – transmeton KP.

Një përshtatje e epikës së lashtë “Iliada”, ku luan luftëtarin legjendar Akilin. Në fillim aktori nuk u lejua të shprehte mendimin e tij në film për shkak të detyrimeve kontraktuale, por sapo skaduan, ai zbuloi se “Troy” ishte filmi më i keq që kishte realizuar.

“Nuk ishte e dhimbshme, por kuptova se mënyra se si u tregua filmi nuk ishte ashtu siç doja të ishte. Unë bëra gabimet e mia në të. Çfarë po përpiqem të them për Trojën? Nuk mund të dal. Po më çmendte”, ka rrëfyer Pitt në një intervistë për New York Times.

Filmi u drejtua nga Wolfgang Petersen, ndërsa Brad tha se ishte i shqetësuar që i gjithë filmi bazohej praktikisht në dukjen e tij.

“Jam llastuar duke punuar me David Fincher. Nuk është një nënvlerësim i Wolfgang Petersen. ‘Das Boot’ është një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave. Por, diku gjatë rrugës ‘Troy’ u bë komercial”, ka shpjeguar aktori.

Në bashkëpunim me Fincher, Brad realizoi disa nga filmat më të suksesshëm të karrierës, të cilët u shndërruan në kult mes fansave, si “Fight Club”, “Seven”, “The Curious Story of Benjamin Button” e “Being John Malkovich”.