Gjërat po ecin me shpejtësi! Thuhet se Taylor Swift dhe Matty Healy do të jetojnë bashkë

138
Sigal

Në fillim të muajit maj, The Sun raportoi se Taylor Swift dhe Matty Healy po takoheshin dhe po kënaqeshin me shoqërinë e njëri-tjetrit. Që pas ndarjes nga Joe Alwyn, me të cilin kishte një marrëdhënie 6-vjeçare, Tay ishte gjithnjë e më e afërt me Healy.

Ata takoheshin, madje u panë edhe disa herë së bashku në studion muzikore. Sigurisht, njerëzit thanë se dyshja është në një marrëdhënie dhe të gjitha shenjat tregojnë se thashethemet janë të vërteta.

Tanimë, sipas zërave, gjërat kanë shkuar në një tjetër nivel dhe thuhet se Tay dhe Matty kanë vendosur të bashkëjetojnë. Një burim u shpreh: “Ai dhe Taylor janë shumë të dashuruar dhe duan të kalojnë sa më tepër kohë bashkë”, duke shtuar se bashkëjetesa është plani i tyre i radhës.

Ndërkohë, as Taylor dhe as Matty s’e kanë konfirmuar raportin e tyre.

Swift u nda nga ish-partneri i saj, Joe Alwyn pasi “ishin në stade të ndryshme të jetës”. Një burim për People bëri me dije asokohe se dyshja u nda për shkak të ndryshimeve në personalitetin e tyre, të cilat ishin të pakapërcyeshme. Gjithashtu, u tha edhe se Joe nuk u përshtat dot me nivelin e famës së Taylor.