Genta Ismaili mbulohet nga i dashuri i saj me dhurata të shtrenjta

469
Sigal

Genta Ismajli i ka festuar Krishtlindjet pranë të dashur turk, Hysen i cili nuk lë rast pa e surprizuar e pa i shprehur dashurinë.

Hyseni e ka surprizuar për Krishtlindje Gentën jo me 1 dhuratë, por me disa çanta kartoni që mbanin brenda dhurata, që nga veshje deri tek aksesorë.

Genta postoi në Instagram disa foto ku shfaqet duke hapur dhuratat e mahnitur dhe shkruan se ndihet e llastuar.

“Dashuria ime, je i mrekullueshëm për të gjitha dhuratat e mia për Krishtlindje. Gëzuar të gjithëve”, shkruan Genta.