Fotografi u shtri përtokë për t’i fotografuar pjesën intime, Kim Kardashian tregon ngjarjen

634
Sigal

Shumica e të famshëmve nuk mund të shkojnë askund pa u fotografuar!

Të etur për të marrë foto ekskluzive, shumë paparacë janë të gatshëm të shtrihen në tokë apo të ndjekin të famshmit kudo që shkojnë, në tualet apo pazar!

Kim Kardashian është një ndër personazhet më të bujshme, e cila tregon se paparacët e përndjekin dhe e ngacmojnë në mënyrë të tillë, që të kapin çdo gjë të saj.

Ajo foli gjatë episodit të ri të “True Hollywood Story” për rastet kur paparacët presin që ajo të dalë nga makina për të fotografuar pjesët e saj intime.

Por fatmirësisht Kim thotë se tashmë i di hilet e tyre dhe falë punës me Paris Hilton, është përgatitur t’i kalojë me sukses sfida të tilla.

“Mbaj mend kur ishim ulur në Mercedesin e saj dhe dyert u hapën dhe në atë moment, paparacët shtriheshin në tokë për të bërë fotografi poshtë veshjes. Ajo thoshte: ‘Në rregull. Ne duhet të sigurohemi që të mos ta marrin këtë gjë”.

“Paris ishte një mësuese shumë e shkëlqyer për mua. Unë vërtet jam mirënjohëse për përvojat e mia me të … Ajo është një arsye e madhe e suksesit tim”, shprehet Kim.

Ajo tregoi edhe momentin kur një fotograf e kishte pyetur troç: Pra, nuk do që askush të ta shohë?

ImageImage