(FOTO) Rudina Dembacaj zbulon pyetjen që i bën çdo mëngjes Mark Frrokut: Si ka mundësi, jam kaq e…?

370
Sigal

Rudina Dembacaj që pas bërjes publike të lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku nuk i fsheh më ndjenjat dhe daljet publike me të. Aktorja dhe moderatorja duket se po kalon momentet më të bukura sa i takon gjendjes shpirtërore të plotësuar nga partneri i saj, Mark Frroku.

Kjo verë për fat të keq për të nuk ka qenë edhe aq e mirë pasi humbi babanë e saj dhe dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut të saj të shtrenjtë nuk ka ngurruar ta shpreh edhe në rrjetet sociale.

Por sipas saj Marku ka qenë mbështetja më e madhe dhe i ka qëndruar shumë pranë pas humbjes së babait. Së fundmi, në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Rudina ka publikuar dy foto ku shfaqet me Markun duke shijuar kafen e mëngjesit nën rrezet e diellit.

Por, krahas fotos ajo ka zbuluar pyetjen që i bën çdo mëngjes partnerit: “Unë çdo mëngjes ,kam të njëjtën pyetje: Mark si ka mundësi, jam kaq e bukur?! 😂 Kush e gjen si përgjigjet ai?! “ –shkruan moderatorja shqipare.