FOTO/Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, Eliona Pitarka bëhet nënë për herë të parë

267
Sigal

Aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ajo, përmes një foto të publikuar në Instastory, ku shfaqet me të bijën në spital, teksa qëndrojnë të dyja të shtrira pranë njëra-tjetrës.

Megjithatë, Eliona ka vendosur që ende të mos e tregojë portretin e vogëlushes.

“Më në fund është këtu”, ka shkruar aktorja krahas fotos së bukur.

Ndërkohë, të gjithë janë bërë kuriozë se çfarë emri i ka vendosur bebushes Eliona dhe mezi po presin ta mësojnë. Gjithçka ngelet për në orët në vijim.