FOTO/ Pasi u bë nënë, Olta Gixhari tregon djalin që e ka bërë për herë të parë të qajë

247
Sigal

Pak javë më parë Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar. Përmes disa postimeve në Instagram gjatë këtyre ditëve, ajo ka treguar ndjesitë e para e të qenit nënë.

Ndërkohë, pak minuta më parë, aktorja ka postuar në Instagram një foto, ku shprehet se më në fund arriti të bëj një foto pa shapka shtëpie.

Olta thotë se Amar është djali i vetëm në botë që e ka bërë të qeshë, të qajë, të vuajë e të lumturohet, ai që e le pa gjumë dhe i jep forcë të mendoj ndryshe për të ardhmen. Aq sa sipas Gixharit, i vogli ka bërë xheloz edhe të atin.

“Ja dhe mami ja doli te bej nje foto po shapka shtëpie. Amar eshte djali i vetem ne kete bote qe me ka bere te qaj te qesh te vuaj te lumturohem,te qendroj pa gjume,me ben te drridhem,me jep forc,te mendoj ndryshe per te ardhmen… sa me eshte bere xheloz dhe burri😅 Jam njeriu me i lumtur ne bote me ju te dy prane”, shkruan Olta krahas fotos.