FOTO/ Pas deklaratës thumbuese për Jonida Maliqin, ‘prangoset’ Romeo Veshaj

556
Sigal

Aktori i humorit Romeo Veshaj ka postuar në rrjete sociale, një video të shkurtër, teksa tregon se njërën dorë e ka të prangosur.

Ulur në një karrige, me njërën dorë në pranga, Romeo shkruan: “Ok ok, nuk iki”.

Me sa duket aktori ka qenë duke bërë humor me ndonjë të pranishëm, dhe ka përdorur prangat për të sjellë batutën e tij të radhës.

Ditën e djeshme aktori postoi një video të Agron Llakajt në rolin e Anesë, në të cilën shkruante se e vetmja femër që e ka refuzuar në jetë është pikërisht Aneja.

Kjo deklaratë thumbuese, me siguri nuk është pritur mirë nga Jonida Maliqi, e cila pak kohë më parë në mënyrë të befasishme deklaroi se ishte beqare dhe i kishte dhënë fund marrëdhënies me Romeo Veshajn.