FOTO/Këngëtarja i jep fund beqarisë, “martohet” me burrin arab në mes të emisionit

553
Sigal

Anxhela Peristeri është një ndër këngëtaret e njohura që pëlqehet shumë për vokalin e saj. Ajo përflitet shumë në mediat rozë duke tërhequr vëmendjen për jetën e saj.private.Këngëtarja ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin ‘Why NOT’ të moderatores Roza Lati në ‘Ora News’.Gjatë intervistës këngëtarja ka folur për jetën private, duke theksuar se nuk është në një marrëdhënie.Ndërkohë gjatë një momenti të emisionit ‘Why Not’ Anxhela është veshur me fustanin e bardhë si nuse, ku foto dhe video ka publikuar edhe Roza në rrjetet sociale, ku duket si një dasmë, ndërsa vetë moderatorja është veshur sërish si një murgeshë.“E ftuara speciale për ne sot është Anxhela Peristeri dhe meqenëse kemi merak me kë është a s’është Anxhela, ne si ‘Why Not Show’ rikontaktuam me murgeshën dhe thamë t’i vëmë kapakun këtij muhabeti njëherë e përgjithmonë”, shkruan Roza krahas videos.Ndërsa shihet që në rolin e dhëndrit, një nga pjesëtarët e stafit është veshur me veshjen tipike të arabëve, duke inskenuar të gjithë momentin.E gjitha ka a qenë një shaka, pasi edhe vetë Anxhela e ka konfirmuar që nuk ka dikë në krah, për momentin.