FOTO/ E veshur me bikini, Eni Koçi shfaqet sensuale nga Vlora

152
Sigal

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi ka nisur pushimet dhe ka zgjedhur detin e Jonit.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa imazhe të realizuara në Vlorë, në të cilat shfaqet e veshur me bikini.

“Duhet të jetoj atje ku vera nuk mbaron kurrë”, ka shkruar Eni krahas fotove.

Fotografitë e publikuara kanë marrë mijëra pëlqime, derisa nuk ka munguar edhe komenti komplimentues nga motra e saj, Greta Koçi.

Kujtojmë që disa javë më pare, Eni festoi ditëlindjen e saj të 25-të teksa mori një urim të veçantë nga partneri i saj, Genc Prelvukaj.