Sigal

Disa minuta më parë Flori Mumajesi ka publikuar një foto ku shfaqet me këngëtaren Shkurte Gashi dhe Ylli Limanin. Mes tyre ndodhet edhe Bruno, bashkëpuntor dhe mik i ngushtë i kantautorit të suksesshëm. Aludimet për një bashkëpunim mes tyre janë shtuar shumë, sidomos pas kësaj fotoje. Fansat mendojnë se Flori do bashkëpunojë për herë të parë me Ylli Limanin dhe një duet mes tyre do të jetë shumë i mirëpritur nga publiku.

Ndërsa me këngëtaren e njohur, Shkurte Gashi, gjasat janë që të ketë një duet me Brunon. Ky i fundit shprehu publikisht dëshirën për të bërë një duet me të gjatë një prej lojrave në ‘Shiko Kush Luan’. Pas transmetimit, vetë këngëtarja e njohur kosovare u shpreh e hapur për një bashkëpunim, me anë të një postimi në ‘Instagram’. Siç duket, dëshira e Brunos shumë shpejt do të marrë jetë. Na mbetet të presim për të parë çfarë surprizash kanë rezervuar djemtë.