Fjalimi serioz i Kim në Emmys bën audiencën të qeshë

268

Kendall Jenner dhe Kim Kardashian ishin gjithashtu të pranishme në ndarjen e çmimeve Emmy, por motrave iu desh të kalonin një moment super të sikletshëm.

Jenner dhe Kardashian u caktuan për të prezantuar fituesin e Show-ut më të mirë televiziv dhe në momentin që Kim mbajti mini-fjalimin e saj, audienca u shkri së qeshuri.

“Familja jonë e di mirë se sa i parezistueshëm mund të bëhet televizioni kur në qendër janë njerëz e vertet, që janë vetvetja, pa filtra dhe pa skenare.”- u shprehën  Kim dhe Kendall.

Pa mbaruar mirë fjalinë, nga salla u dëgjuan të qeshurat e publikut, por siç mund ta shihni, nga fytyra e Kim-it nuk duket sikur po bën shaka.

“Pa filtra dhe pa skenare” ishin fjalët që shkaktuan atë reagim ~të sikletshëm~ tek publiku, sepse askush nuk beson që “Keeping Up With the Kardashians”, të jetë siç Kim e përshkroi.