Fejohet Scarlett Johansson, merr unazë 400.000 dollarëshe 11 karat

480
Sigal

Në botën e çifteve të Hollywood, Scarlett Johansson dhe Colin Jost mundohen ta mbajnë lidhjen e tyre private. por kjo është pak e vështirë kur del në publik me një unazë fejesë gjigante.

Aktorja e famshme u shfaq në Comic-Conku njoftohej filmi Black Widow kur unaza e saj e fejesës rrëmbeu gjithë vëmendjen.

Unaza ka diamant 11 karat dhe thuhet se kushton 400.000 dollarë.

Çifti u lidh në vitin 2017 edhe pse janë takuar një dekadë më parë.

Scarlett dhe Colin konfirmuan marrëdhënien e tyre në Emmy 2017 dhe tani po planifikojnë të martohen.