Fejesë në horizont? Modelja e njohur tregon unazën

314
Sigal

Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti kosovar, Eros Grezda janë kthyer në një ndër çiftet më të përfolur së fundmi. Vetëm pak kohë më parë, ata bënë publike lidhjen e tyre, duke postuar foto së bashku në rrjetet sociale, ndërsa treguan se kaluan bashkë dhe ditët e karantinës. Mirëpo, fotot e publikuara së fundmi, të lënë të dyshosh se dyshja ka hedhur një hap tjetër në marrëdhënien e tyre. Modelja ka publikuar disa foto nga Kroacia, ku ajo që bie në sy është unaza në gishtin e fejesës, duke nxitur dyshimet për një fejesë me futbollistin.

foto galeri