Sigal

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë një prej çifteve më të rinj të showbizit, të cilët tashmë janë bërë kryefjala e mediave dhe gjithçka prej tyre përbën interes për publikun.

Tashmë ata kanë vendosur të dalin hapur në sytë e fansave dhe shpeshherë publikojnë foto me njëri-tjetrin.

Së fundmi, çifti ka shkuar për shopping dhe Fatma ka bërë një ankesë publike për partnerin e saj, duke lënë të kuptohet se ai është tepër i lodhshëm kur bëhet fjalë për të zgjedhur veshjet.

“Nëse mendoni se vajzat janë të lodhshme kur bëjnë shopping, ju nuk keni parë akoma Alfion.”- ka shkruar ajo në foton ku ka pozuar me partnerin.