Fatma dhe Alfio paskan rrezikuar ndarjen dhe ja cila është arsyeja

542
Sigal

Moderatorja, Fatma Methasani prej kohësh është në një lidhje me Alfio Rrotanin që u bë i njohur që pas pjesëmarrjes në emisionin e gatimit në Top Channel. Në një histori dashurie, ato tashmë kanë simpatizuar të gjithë ndjekësit e tyre, por ju nuk dini që ata për pak desh janë ndarë dhe arsyeja është qesharake!

E ftuar në emisionin Thumb, Fatma ka treguar se të ftuar për të dhënë një intervistë të përbashkët, Alfio ka thënë që se ka parë asnjëherë emisionin të dashurës. Këtu ka ‘plasur sherri’.

“Po bënim një intervistë për një revistë. Ishim të dy në kafe bashkë me gazetaren. I thotë ajo: Ç ‘mendon për emisionin e Fatmës?

Alfi kur ndihet komod s’ka filtra fare. ‘Nuk e kam parë asnjëherë’,-u përgjigj ai, dhe e tha këtë si një gjë normale.

Dhe unë i them: ‘Si mo s’ke parë emisionin tim ti?’ Nuk u bë më intervista se ne u zumë. S’kemi folur dy ditë për këtë punë. Unë isha gati të ikja nga shtëpia.”,-ka rrëfyer Fatma Methasani për emisionin ‘Thumb’.