Fation Kuqari nuk ndalet, pas largimit nga Për’puthen i hedh “grepat” modeles së njohur (FOTO)

253
Sigal

Fation Kuqari ishte një ndër konkurrentët e Për’puthen më të pëlqyer nga publiku dhe gjithashtu edhe nga vajzat brenda.

 

Ditën e sotme Fationi i ka shkruar Trejsi Sejdinit në “Ask me a question” në Instagram: “O fëmijë i llastuar”.

Modelja ka zgjedhur t’i publikojë emrin Fetionit e madje e ka përshëndetur me një video ku në plan të parë vihet re gjoksi dhe i shkruan: “Bebwww pra”.

Nuk dihet nëse ish-konkurrenti dhe modelja njihen më parë dhe çfarë marrëdhënie kanë me njëri-tjetrin, por nga këto postime zërat filluan lart e poshtë.