Sigal

Kohët e fundit këngëtarja Shakira është duke mbajtur tuneun e saj muzikor. Koncertin e radhës këngëtarja e kishte në Meksikë, ku është përballur me një situatë të vështirë, e cila po komentohet shumë në media. Një fans i çmendur i saj ka hyrë në mes të skenës me dhunë vetëm për të bërë një foto me këngëtaren. Si fillim Shakira ka mbetur e shokuar, por më pas bëri veprimin që i ka habitur të gjithë.

Në momentin që rojet u sulën për ta larguar, Shakira i largoi ata dhe më pas ka përqafuar fansin i cili po dridhej nga emocionet.

Kujtojmë se ky është një veprim që ndodh shpesh në koncerte, por jo të gjithë veprojnë si Shakira.