Duket se nuk ka më dyshime për rikthimin e Getinjos dhe Vivien vetëm disa javë pasi ata konfirmuan ndarjen e tyre.
Dyshja të cilët u njohën brenda “Big Brother VIP Kosova” nisën një romancë të cilën e vazhduan dhe jashtë shtëpisë, disa ditë më parë janë kapur bashkë në një lokal në Ferizaj dhe që atëhërë po përfliten se dyshja janë rikthyer sërish.
E së fundmi në TikTok po qarkullon një tjetër video e cila konfirmon se çifti janë bashkë. Vivien shihet sërish në Ferizaj por kësaj here ajo shfaqet me të ëmën e reperit duke bërë pazar.