Eurovisioni këtë vit mund të fitohet nga një shqiptar (VIDEO)

224
Sigal

Festivali evropian i këngës, mund të ketë vit një fitues me origjinë shqiptare. Gjon Muharremaj, shqiptari nga Kosova i cili përfaqëson Zvicrën është kandidat për të fituar me këngën e tij “Tout l’Univers”.

Ai njihet për publikun e gjerë me emrin Gjon’s Tears. Pas anulimit në 2020 si pasojë e Covid-19, këtë herë Eurovision do të mbahet pavarësisht situatës dhe zakonisht do të ketë dy gjysmëfinale dhe finalen e madhe.

Netët gjysmëfinale të Eurovisionit do të mbahen më 18 dhe 20 maj, kurse finalja më 22 maj, ku edhe do të shpallet fituesi. Shqipëria do të përfaqësohet nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.