“Është e vështirë të bëhemi prap bashkë”- Stresi sqaron të vërtetën e marrëdhënies me Kejsin

344
Sigal

Marrëdhënia e Stresit dhe Kejsit është mjaft e komentuar në mediat rozë.
Çifti janë ndarë dhe rikthyer disa herë me njëri-tjetrin, megjithatë dashuria midis tyre nuk është zbehur.

Në një intervistë së fundmi, reperi sqaroi të vërtetën e marrëdhënies së tyre duke u shprehur se duhen në distancë.

Ai tha se mbajnë kontakte dhe mundohen që të jenë bashkë, megjithatë kjo sipas tij është e vështirë për shkak të largësisë.

Stresi u shpreh se prej një viti nuk janë parë me njëri-tjetrin për shkak se Kejsi jeton në Kanada aktualisht dhe periudha e pandemisë i ka penguar akoma më shumë të jenë bashkë.

“Ne duhemi në distancë aktualisht. Nuk mund të them që jemi në një pauzë, kemi kontakte, flasim, mundohemi që të jemi bashkë. Nuk është se nuk po i bëjmë përpjekjet, por tani të shohim. Kejsi është në Kanada për momentin. Prej një viti nuk shihemi, thjesht mbajmë kontakte, është shumë e vështirë të bëhemi prapë bashkë, është shumë e vështirë, është shumë e lehtë. Dashuria mes nesh ekziston, nuk është se nuk ekziston, ekziston shumë por tani të shohim. Periudha e pandemisë na ka bllokuar shumë,”.