Eni Koçi ka ditëlindjen, ja dedikimi nga Genc Prelvukaj që të gjitha vajzat të ëndërrojnë

391
Sigal

Ditën e sotme këngëtarja e njohur, Eni Koçi, feston ditën e lindjes. Në këtë moment të veçantë, nuk mund të mungonte dedikimi i ëmbël i Genc Prelvukaj. Këngëtari ka zgjedhur ta urojë me fjalët më romantike, duke i bërë të gjitha vajzat të ëndërrojnë për një dedikim të tillë “Urime ditëlindjen dashuria ime. Uroj të kesh jetë të gjatë dhe të lumtur. Në çdo ditë që hapet para nesh, do të mundohem ta mbaj buzëqeshjen në fytyrën tënde. Unë që të njohur mirësinë nuk gjej fjalë për të përshkruar, sepse çdo fjalë më duket e varfër. Je njeri i mirë, që edhe mua më bën njeri të mirë. Të uroj të shkëlqesh në jetë, sikurse yjet lartë. Më shumë ndjenjë e dashuri unë do të jem pranë tejet, në ditë me diell e stuhi. Gotën lart, gëzuar”, ka shkruar ai. Me siguri ky urim ka mjaftuar që kjo ditëlindje të bëhet mjaft e bukur për Enin.