‘Ëngjëjt e Çarlit’ rikthehen sërish bashkë

821
Sigal

Nderimi i aktores hollivudiane Lucy Liu me një yll në të famshmen “Walk of Fame” mblodhi së bashku ‘Ëngjëjt e Çarlit” të vitit 2000.

Aktoret Cameron Diaz, Drew Barrymore dhe Demi Moore u mblodhën së bashku në këtë event të rëndësishën pë Liu, ku pozuan së bashku si dikur.

Aktorja Moore, e cila ka interpretuar rolin e Madison Lee në vitin 2003 u shpreh për këtë nderim të koleges së saj.

“Lucy dhe unë u takuam për herë të parë teksa po xhironim “Charlie’s Angels dhe nuk e prisnim që do të kishim një mbledhje si kjo. Mesa shoh ajo vijon të jetë një vajzë e fortë me tru. Më pas sa më shumë njiheshim aq më shumë kuptoja se ajo nuk ishte vetëm kaq, por gjithashtu një zemër e bukur, një shpirt i dashur me një sens të paparë humori,”-përfundoi Moore.

Liu mori këtë vlerësim për shkak të punës së saj në seriale të ndryshme si Ally McBeal, Elementary, Southland etj.

Më pas vajzat u mblodhën për të realizuar foto duke u kujtuar kështu fansave kastin e vjetër të një prodhimi kinematografik shumë të pëlqyer.