Ende pa një datë të caktuar, por del trileri i filmit “Një gisht mjalt”

817
Sigal

Dy gisht mjaltë” është komedia që bëri bashkë Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqin në një film si aktorë protagonistë. Prej muajsh fansat e personazheve të njohur, presin me padurim publikimin e filmit, por ende nuk është bërë e ditur data e publikimit.

Në fillim u tha se do të shfaqej në dhjetor të 2018 në të gjitha kinematë, por pak javë më parë u zbulua se do të publikohet gjatë muajve të pranverës. Pavarësisht se nuk ka ende një datë të saktë, është e sigurt se filmi do të jetë një ndër produktet më të pëlqyera shqiptare.

Në këtë komedi janë bërë bashkë emrat më të njohur të aktorëve shqiptarë, që prej vitesh kanë argëtuar publikun me humorin e tyre. Në triler-in e “Dy gisht mjaltë” shihet se në kastën e aktorëve përfshihen: Koço Devole, Mariana Kondi, Ervin Bejleri, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Eglein Laknori, Rezart Veleshnja etj.

Në momentin e publikimit duhet të lidhim fort rripat e sigurimit, sepse është e sigurt se do ta kemi të vështirë të qëndrojmë qoftë edhe një sekuencë të filmit pa qeshur.