Emina Çunmulaj i gëzohet suksesit të shqiptarëve që luajnë për kombëtaren e Zvicrës

548
Sigal

Futbollisti i njohur shqiptar, Berim Xhemaili, i ka dhuruar epërsinë kombëtares së Zvicrës me golin e shënuar në minutën e 31-të.

 

Modelja Emina Çunmulaj, e cila këtë ndeshje po e ndjek nga Shtetet e bashkuara të Amerikës, i është gëzuar jashtë mase këtij goli.

Ajo ka publikuar në InstaStory një imazh, ku ka treguar se po e ndjek lojën, gjersa ka etiketuar lojtarët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri ,që dhuruan dy gola spektakolarë në ndeshjen e fundit të Zvicrës me Serbinë.

Më pas, Çunmulaj ka publikuar momentin kur Xhemaili shënon gol, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë: “Futja shqipe”.

Katër shqiptarët që luajnë për kombëtaren e Zvicrës kanë arritur t’i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit me sukseset e tyre në këtë Kampionat Botëror.