Elvana publikoi fotot provokuese nga jahti, por vëmendjen e merr komenti epik i Ermalit

299
Sigal

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Elvana Gjata publikoi disa fotografi, në të cilat shfaqej në një jaht.

Ajo pozoi me bikini bardhë e zi, duke tërhequr shumë vëmendje me format trupore. Mirëpo, pa u komentuar nuk mbetën as bikini, të cilat fansat u shprehën se ia kishin parë edhe këngëtares Kida.

Por, komenti që ka rënë më shumë ka qenë ai i Ermal Mamaqit, i cili i shkruan “Sa mirë që ke vesh atletet”.

Në këtë mënyrë janë shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit në Instagram. Kujtojmë që dyshja janë miq prej vitesh dhe nuk ngurojnë të bëjnë shaka me njëri-tjetrin herë pas here.