Elvana Gjata shuan heshtjen : ‘Sa shumë të paskam dasht’

628
Sigal

Elvana Gjata u rikthye më fuqishëm. Ajo bëri një performancë të jashtëzakonshme në koncertin në Prishtinë me rastin e Pavarësisë së Kosovës dhe tashmë është shumë aktive në rrjetet sociale, kryesisht Instagram.

‘Sa shumë të paskam dash’. Është ky mesazhi i këngëtares Elvana Gjata publikuar në Instastory që ka ngacmuar të gjithë ndjekësit e saj . Madje shumë media online rozë e kanë lidhur këtë postim si një dedikim për Flor Mumajesin.

Mirëpo Elvana ka zbuluar se bëhet fjalë për videoklipin e saj më të ri, ku si duket këto ditë ka nisur xhirimet ose ka përfunduar çdo gjë dhe shumë shpejt mund të na surprizojë.

Ndërkohë ‘Sa shumë të paskam dash’ është titulli i këngës, që si çdo herë pritet të jetë një hit.