Elita Rudi duket më tërheqëse se kurrë, ndjekësi i lë komentin epik

356
Sigal

Elita Rudi është një ndër personazhet publikë më të dashur të showbizzit shqiptar.

Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan momente të veçanta me Gjikon dhe djalin Zëri.

Elita ka zbuluar së po shijon disa ditë pushime në jug të vendit, ndërkohë që së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit dhe një foto mjaft provokuese.

Ajo ka pozuar e veshur me bikini, duke nxjerrë në pah format perfekte trupore.

Nuk kanë munguar as komentet e shumta të ndjekësve, mes të cilëve bie në sy komenti i njërit prej tyre: “Mirë e ka pas Gjiko, ma e mirë ti se pjeshka”, duke iu referuar një videoje që reperi ndau në Instagram pak ditë më parë.

Në video Elita shihet duke ngrënë një pjeshkë, ndërsa Gjiko dëgjohet duke thënë: “Pasha shpirtin e kësaj nane dhe të këtij babe, je më pjeshkë se ajo pjeshkë që po ha”.

Ndërkohë, Elita vihet në siklet. e cila ia kthen: “Posi more, para nanës dhe para babës…”, teksa prindërit e tij shpërthejnë në të qeshura.