E veshur nuse në foton e fundit, Dafina Zeqiri fshin të gjitha postimet

356
Sigal

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka paralajmëruar se do të publikojë së shpejti albumin e saj më të ri.

Ndërkohë, ajo po vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Por së fundi Dafina i ka befasuar të gjithë duke i fshirë të gjitha fotot në Instagram.

Arsyeja nuk dihet ende, por këngëtarja nuk ka pritur gjatë dhe ka postuar një foto, ku shfaqet e veshur me një fustan nusërie dhe një vello të kuqe në kokë, që i mbulon fytyrën.

Fotoja nuk është shoqëruar nga ndonjë postim ose shpjegim, ndërsa pritet që Dafina të jap më shumë informacion për fansat kuriozë.