E rëndë, aktorja 26 vjeçare humb jetën para syve të së motrës dhe të dashurit të saj

98
Sigal

Aktorja Erica Hoy ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Adelaide të Australisë. 26-vjeçarja po udhëtonte me të dashurin dhe motrën e saj binjake me një Toyota Prius të kuqe kur u përfshi në një aksident në autostradën Port River në Gillman pak para orës 21:35 të së martës.

Hoy vdiq në vendngjarje. Motra e saj dhe i dashuri u dërguan në spital në gjendje të rëndë. Një grua 38 vjeçare që drejtonte mjetin Holden Cruze, u arrestua pasi dyshohet se goditi Toyota Prius-in dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. “Ajo ishte një vajzë e re e zgjuar, e lumtur dhe pozitive”, tha babai i saj.

Image

Image