Albi Nako ka zbuluar me anë të një postimi në ‘Instagram’ se është në Itali për një arsye speciale. Megjithëse nuk ka zbuluar shumë detaje, koreografi i suksesshëm ka publikuar një foto nga studiot e ‘Rai-t’ në Milano dhe krahas saj ka shkruar: “Fati qoftë me mua”. Kaq ka mjaftuar që të nisin reagimet nga fansat, por jo vetëm.
Vëmendje të veçantë ka marrë komenti i Klaudia Pepës dhe i Alba Hoxhës. Ish-bashkëshortja i ka uruar fat, ndërsa Alba i ka shkruar: “Domethënë na le?”. Koreografi është mjaftuar me disa ‘emoji’ për t’ju dhënë përgjigje të dyja vajzave. Ndërkohë, mbetet e paqartë arsyeja e largimit të Nakos drejt Italisë dhe kohëzgjatja e saj.
Kujtojmë se Albi është përfolur prej kohësh për një lidhje me balerinën Alba Hoxha, por asgjë nuk është konfirmuar prej tyre. Ndërsa, përsa i përket Klaudia Pepës, edhe njëherë tjetër, koreografi dhe balerina e njohur konfirmuan marrëdhëniet e mira që kanë me njëri-tjetrin edhe pas divorcit.