Almeda Abazi tregon fjalët e para shqip që flet i biri: Nonaaa, kështu e thërret…

292
Sigal

Ish-missi shqiptar, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të parë në maj të vitit që lamë pas.

Almeda u bë nënë  për herë të parë kur solli në jetë vogëlushin Efehan, ku padyshim ardhja e tij ka treguar se ju ka ndryshuar jetën përgjithmonë.

Bukuroshja shqiptare së fundmi ka vendosur që të realizojë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke iu kthyer përgjigje atyre në Instastory.

Mes shumë pyetjesh që ndjekësit i kanë bërë, është parë që dikush e ka pyetur nëse Efehani ka nisur të flasë ndonjë fjalë në gjuhën shqipe.

Postimi i Almedës

Ajo ka treguar se vogëlushi flet shqip, ai thotë fjalën “nona” për gjyshen e tij.

“Po, nonaaa, kështu e thërret mamin tim.”- ka shkruar Almeda.