‘E lashë në përvjetorin e martesës’/ Ish-banorja e ‘Big Brother Vip’ flet për divorcin nga bashkëshorti

154
Sigal

Pavarësisht se qëndroi pak kohë në shëpinë e Big Brother Vip, Xheisara Frisku ishte mjaft e komentuar, jo vetëm për lojën e saj në reality-shoë por edhe për jetën e saj private.

Së fundmi Xheisara rrëfeu se emri që ne dimë për të nuk është emri i saj, ajo në të vërtetë quhet Sara, por nga pëlqimi i madh për këngëtaren Xhesi Xhei (Jessie J), i ka shtuar emrit të saj edhe emrin Xhei përpara.

Gjatë njët interviste për një emision, Xheisara foli gjithashtu në lidhje me martesën e shumëkomentuar. Ish-banorja e “Big Brother Vip” tregoi se është martuar dhe divorcuar për një vit, në ditën e përvjetorit të martesës.

Image

Biseda:

Pyetje: Ke thënë që je martuar, nuk e di ka qenë shaka apo e vërtetë, më pas ke thënë që je ndarë, si ka qenë historia?

Xheisara: Është një gjë që realisht nuk do doja ta flisja  fare. Jam martuar dhe jam ridivorcuar. Ishte një dasëm e lezetshme.

Pyetje: Sa kohë ka që ka ndodhur dasma?

Xheisara: Një vit. Për një vit u pendova.

Pyetje: Domethënë je divorcuar së fundmi.

Xheisara: Po.

Pyetje: Domethënë sa kohë qëndrove e martuar gjithsej?

Xheisara: Një vit.

Pyetje: E bëre një vit të plotë të paktën.

Xheisara: Sapo kam bërë një vit thash unë…

Pyetje: Ta festosh me një divorc përvjetorin e martesës.

Xheisara: Në të njëjtën ditë e lashë.

Pyetje: Po pse kaq shpejt?

Xheisara: Realisht nuk do doja të flisja fare për këtë pjesën. Unë jam shpirt i lirë nuk më lidhen kollaj këmbët.

Image