E konfirmon Pallati Mbretëror: Dukesha Meghan Markle po thyen protokollin

483
Sigal

Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhen prindër brenda muajit prill dhe siç mund ta mendoni, në media kanë qarkulluar teori në lidhje me çdo detaj të mundshëm të lindjes, deri tek spitali ku do të ndodhë. Pallati mbretëror më në fund bëri një deklaratë, ku thuhet se Meghan ka ndërmend të bëjë një jetë private. “Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur për mbështetjen që kanë marrë nga banorët e Mbretërive të Bashkuara dhe të atyre kudo nëpër botë, tani që janë në pritje të ardhjes së bebit. Madhëritë e tyre kanë marrë një vendim personal që të mbajnë planet në lidhje me lindjen e bebit private. Duka dhe Dukesha do të ndajnë me të gjithë lajmin e bukur, pasi të kenë pasur mundësi të festojnë si një familje e re”, shkruan ‘Cosmopolitan’.

Me këtë, kuptojmë se Meghan nuk do të ndjekë protokollin për të bërë foto menjëherë pas lindjes, jashtë spitalit. Gjithashtu nuk do të bëjë asnjë lajmërim publik jashtë pallatit të Birmingham, apo të lajmërojnë lindjen e fëmijës në ‘Twitter’, ashtu siç ndodhi me Kate Middleton. Nuk e dimë nëse do ndodhë përshëndetja me armë nga Kulla e Londrës, siç është standarti i festimeve të mbretërorëve, megjithatë kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.