Yje të shumta botërore por edhe në vendin tonë ndryshojnë emrin e vërtetë duke vendosur një tjetër emër artistik.
Kështu ka vepruar edhe Brad Pitt dhe ky nuk është emri i tij.
Brad vendosi të shkurtojë emrin e tij për shkak të dëshirës së tij për të ndjekur aktrimin dhe nuk e ka përdorur që kur u largua nga vendlindja e tij Misuri.
Aktori foli një herë për rrethanat që çuan në largimin e tij nga Misuri.
Pitt shpjegoi se ai duhet të kishte mbaruar shkollën, por ai thjesht nuk mund të priste fillimin e karrierës së tij filmike.
Ai u largua para se të diplomohej.
“Gjithmonë ankohesha se nuk kishte akademi filmi në Misurin jugor dhe më shkonte mendja se mund të shkoja në të, kështu që fjalë për fjalë i paketova gjërat, hipa në makinë dhe u largova.
Nuk u diplomova”, tha Pitt në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara.