Dua Lipa sjell ‘Want to’ në bashkëpunimin me Jaguar

1081
Sigal

Dua Lipa më në fund ka publikuar një version në studio të këngës së saj ‘Want to’ dhe kjo falë bashkëpunimit me Jaguar.

Kënga ishte planifikuar të përfshihej në albumin debutues të këngëtares britanike të vitit 2017 por u hoq në momentin e fundit nga lista e këngëve.

Megjithëse kënga nuk ishte “përfunduar”, Dua ka sjellë një version të përafërt të ‘Want to’ në koncertet që ka zhvilluar.

Megjithatë, tani falë partneritetit me markën luksoze britanike të makinave Jaguar, ajo më në fund ka gjetur kohën për të përfunduar këngën duke e sjellë në version remix. Dhe rezultati është perfekt.

Jaguar duhet të ketë dëgjuar për këtë këngë të veçantë dhe menduan se ishte e përkryer për fushatën e tyre të re!