Dua Lipa një tjetër arritje, do këndoj kolonën zanore të serisë së re të filmit ‘James Bond’

448
Sigal

Dua Lipa thuhet se do ta xhirojë videon muzikore për kolonën zanore të filmit të ardhshëm për James Bondin.

Ka kohë që po spekulohet se këngëtarja shqiptare do të përfshihet në listë e yjeve, që kanë interpretuar këngën kryesore në filmat ikonikë për agjentin sekret.

“Do të doja ta bëja, por nuk jam duke e incizuar… deri më tani”, ishte përgjigjur 23-vjeçarja, kur është pyetur për këtë temë, transmeton NME.

Ndërsa tani, SassiLive raporton se xhirimet e klipit të Duas për këngën e filmit për ‘007’ do të bëhen në Itali në muajin gusht.

Ky njoftim vjen pas lajmit se filmi i 25-të me radhë për James Bondin (që do të jetë i fundit për Daniel Craigun në rolin e agjentit sekret) do të xhirohet Matera, në jug të Italisë.