Dua Lipa një nuse ideale! I uron ditëlindjen kunatës me fjalët më të ëmbla

278
Sigal

Në verën e vitit 2019, këngëtarja shqiptare Dua Lipa bëri publike romancën e saj të re me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in.

Çifti, kokë e këmbë i dashuruar, u bë i pandarë dhe prezantuan partnerët e tyre me familjet përkatëse.

Pasi marrëdhënia u bë “familjare”, Dua gjithashtu e mori të dashurin në “Sunny Hill Festival”, i cili u mbajt në Kosovë.

Këngëtarja ka treguar më herët se ka marrëdhënie tepër të mira edhe me mamanë dhe motrat e Anwar-it, madje sot i ka uruar ditëlindjen kunatës së saj.

Si një “nuse ideale”, Dua ka publikuar në InstaStory një foto me Gigi-n, të cilës i uron 25-vjetorin e lindjes.

“Gëzuar ditëlindjen Gigi, 25! Të gjithë shkëlqimin e botës për ty”- shkruan këngëtarja krahas postimit.