Dua Lipa mezi pret të kthehet në Kosovë

513
Sigal

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa do rikthehet në Kosovë për festivalin Sunny Hill.

Ylli i muzikës pop me anë të postimeve në rrjetet sociale nuk ngurron të tregojë se mezi po pret të kthehet në atdhe.

“Një javë derisa të kthehem në atdhe,”- shkroi ajo.

Dua do jetë e pranishme në Sunny Hill por vetëm për të mbështetur babain e saj, Dukagjin Lipa që është organizator i festivalit. Por këngëtarja nuk do këndojë në festival.

Ylli botëror Miley Cyrus do jetë e pranishme në festival, së bashku me Dj Calvin Harris dhe reperin me famë botërore Gashi në datat 2,3 dhe 4 gusht.