Dua Lipa feston dy vjetorin e publikimit të albumit ‘Future Nostalgia’

210
Sigal

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po shënon suksese të njëpasnjëshme në industrinë e muzikës dhe një shtytje të madhe i ka dhënë albumi i fundit “Future Nostalgia”.

“Future Nostalgia” është albumi i dytë në karrierë për 26-vjeçaren dhe u lansua dy vite më parë, më 27 mars 2020.

Sot (e diel) Dua ka festuar dyvjetorin e këtij projekti që u kthye në një sukses global për yllin nga Kosova.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku ajo numëron mbi 81 milionë ndjekës, Dua ndau imazhe të shkëputura nga xhirimet e tij teksa shihet në veshje dhe paraqitje të ndryshme.

“2 vite që nga Future Nostalgia”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografive që, ndërsa mori urime dhe komente të shumta.

Theksojmë që albumi i Duas u lansua në një kohë kur bota po përballej me pandeminë e COVID-19, gjë që Dua tha se ndjehej e frikësuar të lansonte projekte të reja.

“Isha shumë e frikësuar të publikojë këngët gjatë asaj kohe, të bëhen e sinqertë. Ka qenë mirë sepse krijova marrëdhënie të veçantë me fansat dhe dëgjuesit e ndryshëm”, kishte deklaruar Dua në një intervistë për Sunday Project atë kohë.

Ndërkohë, aktualisht Dua ndodhet në turneun që mban të njëjtin titulli dhe që nisi në muajin shkurt në Amerikë.

Image