Dua Lipa dëshiron të ndjekë modelin e “Mbretëreshës” së muzikës pop

301
Sigal

Ajo është një prej këngëtareve më të mira të momentit, me shumë çmime të fituar dhe miliona albume të shitur në të gjithë botën. Por pavarësisht kësaj, Dua Lipa mendon se vitet më të mira i ka përpara.

24-vjeçarja madje zbuloi edhe modelin që dëshiron të ndjekë, “Mbretëreshën” e muzikës pop, Madonna. “Më duket se Madonna e arriti kulmin kur ishte 40 ose 45 vjeç, në atë kohë bëri edhe albumet më të mira të saj, e vazhdon të jetë super”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare në një intervistë.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të arrija suksesin që kam arritur deri tani”.

Në një prononcim të mëparshëm, në muajin prill, Dua pati deklaruar se kishte lënë duhanin dhe kishte hequr dorë nga bulmeti në dietën e saj, për të ruajtur zërin për një kohë sa më të gjatë.