“Doja ta hidhja Barack-un nga dritarja”, kjo deklaratë e Michelle Obamës i la të gjithë pa fjalë

260
Sigal

Michelle Obama ka dhënë disa këshilla se si të vazhdosh një marrëdhënie pavarësisht pengesave.

Në episodin e saj të ri të podcastit të saj, ish-zonja e parë e martuar me Barack Obamën që nga viti 1992 ka thënë se nuk duhet të dorëzohesh asnjëherë në kohë të vështira.

Duke biseduar me drejtuesin e televizionit Conan O’Brien, Michelle u shpreh:

“Ka pasur shumë raste kur unë thjesht doja të hidhja Barack nga dritarja. Dhe këto kohë të vështira mund të zgjasin shumë”.

Ish-zonja e parë gjithashtu dëshiroi tu jepte dhe një këshillë të rinjve.

“Nëse unë e Barack do të ishin dorëzuar para krizave nuk do të ishim sërish bashkë. Në vend të kësaj ne ndërtuam një martesë të fortë. Nëse do të isha larguar në ato momente të vështira nuk do të kisha mundur të përjetoja të gjitha gjërat e bukura që më erdhën pas”, ka deklaruar ndër të tjera Michelle./abcnews