Do të bëhet nënë së shpejti, mirëpo për këtë person Dojna Mema do të mbetet gjithmonë e ‘vogël’

148
Sigal

Në prag të të bërit nënë, Dojna Mema i ka kujtuar vetës se akoma është “e vogël” për dikë.

Megjithëse është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, moderatorja vijon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, Dojna ka ndarë me të gjithë një foto teksa duket e shtrirë në prehërin e gjyshes.

“Gjithmonë e vogla jote,”-shkruan moderatorja krahas fotos.

Image

Ju kujtojmë që gjyshja e Dojnës nuk është një personazh i panjohur në rrjetet sociale. Vetë moderatorja e ka shfaqur shpeshherë në profilin e saj, teksa ajo zotëron edhe një llogari të sajën në Instagram pikërisht me emrin “Gjyshja e Dojnës”.